Përdorimi i magjisë së zezë, mesazhi i fortë i imamit për politikanët: Nuk duhet ta shfrytëzojnë…

0

Imam Ilir Curri në emisionin Quo Vadis dërgoi një mesazh të fortë tek politikanët që përdorin magjinë e zezë.

Ai tha se zyrtarët duhet të kenë parasysh që pendimi është një derë e hapur, por nuk duhet ta shfrytëzojnë për të rrjepur njerëzit dhe të mbërrijnë tek e paligjshmja.

Siç deklaroi imami, e keqja mbetet e keqe dhe mëkati mbetet mëkat.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka politikanë, ose gjyqtarë që pretendojnë se mund të kenë magji?

Curri: Të gjithë politikanët, le ta kenë parasysh se pendimi është një derë e hapur, por nuk duhet ta shfrytëzojnë për të rrjepur njerëzit dhe të mbërrijnë tek e paligjshmja. Mëkati mbetet mëkat, e keqja mbetet e keqe. Sa i përket magjive nga politikanët, unë e kam thënë, përdorin forma të ndryshme, bodrumet e errëta, nën rrogoz, ku fshihet e keqja. Pala e shejtanit është palë e dobët. Veprimet e njeriut duhet të bëhen në dritë të diellit, nuk ka nevojë për djaj, errësira.