Perëndimi kundër Rusisë, SHBA: Mund të ndërmarrim 3 aksione të reja të forta ndaj Moskës

0

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield identifikoi tre fusha ku SHBA mund të ndërmarrë hapa shtesë për të rritur presionin ndaj Rusisë, ndërsa lufta e saj në Ukrainë po vazhdon. Veprimet e ardhshme pritet të jenë këto: ndalimi i importeve të naftës ruse, shpallja e krimeve të luftës dhe  dërgimi i avionëve luftarakë polakë në Ukrainë.

Ajo tha se Presidenti Biden ishte në diskutim me aleatët e NATO-s për një ndalim të mundshëm të importeve të naftës ruse.

“Presidenti po punon me këshilltarët e tij, këshilltarët e sigurisë, si dhe këshilltarët e tij të energjisë, se si të adresohen këto çështje,” tha ajo.

Diplomatja amerikane tha se SHBA ka qenë në konsultime të ngushta me qeverinë polake, si dhe me aleatët tanë të tjerë të NATO-s, mbi nocionin e lehtësimit të transferimit të avionëve luftarakë të epokës sovjetike nga Polonia në Ukrainë.

“Ne nuk e kemi kundërshtuar në asnjë mënyrë që qeveria polake t’i ofrojë këto avionë Ukrainës dhe ne po punojmë, siç vutë re, për të parë se si mund t’i plotësojmë ato,” tha ajo, duke iu referuar një plani që po formulohej për të dërguar F- 16 në Poloni”, shtoi më tej Thomas-Greenfield.

Në fund, ajo theksoi se çdo sulm ndaj civilëve është krim lufte.

“Çdo sulm ndaj civilëve është një krim lufte,” përfundoi ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu