PSG dhe Real Madrid do të jenë rreth një tavoline për të ardhmen e Mbappe. Këtë e ka bërë të ditur Jose Felix Diaz, gazetar i së përditshmes sportive “Marca”.
Para super-sfidës së Champions League, të martën në orën 21:00, në “Parc des Princes”, presidenti i skuadrës madrilèn Florentino Perez dhe presidenti i skuadrës pariziene Nasser Al-Khelaifi, të dy kanë vendosuar të takohen për darkë, sipas ‘protokollit’ të Champions League, në një nga restorantet më të mira në Paris.
Raportohet se dy presidentët do të ndajnë një tryezë për disa orë në ditën e Shën Valentinit në “Guy Savoy”, i cili u votua si restoranti më i mirë në botë në vitin 2020.
Sipas Felix Diaz, tema kryesore e diskutimit do të jetë sulmuesi 23-vjeçar Kylian Mbappé. Nga njëra anë është lojtari, që ëndërron të luajë për Realin dhe me të gjitha forcat e tij po përpiqet për një transferim te ‘galaktikët’ që nga fillimi i sezonit, nga ana tjetër, është PSG që është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbajtur sulmuesi francez.
Real Madrid u përpoq të nënshkruajë me Mbappe verën e kaluar, duke ofruar deri në 200 milionë euro për sulmuesin, ofertë të cilin PSG e refuzoi. Gjithsesi, sot sytë do të jenë te oxhaku i restorantit, në pritje të tymit, nëse do të ketë…





