Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga qelia i “tmerrshmi” i Beratit, Aleksandër Kuqo

0

BERAT- Aleksandër Kuqo, i njohur si i “tmerrshmi” i Beratit është raportuar se është liruar nga burgu pasi ka përfituar nga amnistia penale. Gazetarja Anila Hoxha duke u bazuar tek burime pranë drejtorisë se përgjithshme të burgjeve, raporton se Kuqos i kishte mbetur dhe një vit e gjysmë burg për ta vuajtur në burgun e Beratit.

Kuqo është një prej atyre personazheve që ka mbushur për vite të tëra faqet e medias së shkruar dhe lajm i parë në mediat vizive. Ai ka një histori që nis shumë vite më parë, por në vitin 1999 u dënua në mungesë në Itali me burgim të përjetshëm për disa krime, mes të cilave “vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.

Në vitin 2001 Aleksandër Kuqo u dënua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane. Mbi 21 vjeçarin Kuqo rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu