Përforcime në uniformat blu, ky është polici më i ri në kryeqytet

0

Janë ditë festash dhe ajo që shohim më shpesh këto ditë është prania e shtuar e punonjësve të Policisë Rrugore detyra e të cilëve, në vigjilje të festave të fundvitit bëhet më e veshtirë për shkak të lëvizjeve të shumta të qytetarëve dhe mjeteve në rrugë.

Dhe mesa duket, misionit të vështirë që kanë rrugorët e kryeqytetit, u është bashkuar edhe nje koleg i veçantë në moshë të vogël, por me pasion të madh për misionin e uniformave blu.

Polici më i ri në radhët e rrugores së kryeqytetit është një fëmijë i ardhur me pushime me familjen e tij në Shqiperi, i cili sot është parë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytet, i cili ndryshe nga moshatarët e tij që luanin, ka vendosur tu japë një dorë “kolegëve”, në rregullimin e trafikut të rënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu