Qindra hektar pyje e kullota të Bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga zjarri, raporton gazetari Neki Feta për Infoweb/Media.
Zjarri i fuqishëm ka avancuar edhe nga era dhe ka arritur deri në aksin nacional Qafë e Buallit – Klos, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve, por jo vetëm.
Zjarri është përhapur edhe në pyjet e territorit të Bashkisë Bulqizë, ku siç shihet edhe nga pamjet i gjithë qyteti i Bulqizës është mbuluar nga tymi.
Edhe pse dy zjarrrfikëse shkuan në vendgjarje nuk munden ta neutralizojnë zjarrin pasi e kishin të vështirë, për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit./ Infoweb/Media