LEZHË- Një magazinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Kakarriq të Lezhës. Mësohet se magazina shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar. Nga raportimet në terren bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.