Përfshihet nga flakët mjeti në lëvizje

0

MALIQ- Një mjet është përfshirë nga flakët në Maliq. Policia ka bër të ditur se zjarr ka rënë në automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin me inicialet Xh. Sh., i cili ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Gjithashtu ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Çaushli.

Gjithash grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë, për shkak të ndonjë mase në sistemin elektrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu