Përfshihet nga flakët mjeti në rrugën Kavajë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Qerretit.
Një mjet u përfshi nga flakët ndërsa ishte duke qarkulluar në këtë aks rrugor.
Infoweb Media ka siguruar pamje ekskluzive nga ky rast.
Në vendngjarje shkoi zjarrfiksja që fiku flakët.
Nuk ka dëme në njerëz pasi shoferi e braktisi mjetin para se të shpërthenin flakët.
Ndërsa mjeti pothuaj u shkrumbua për shkak të flakëve.