Përfshihet nga flakët një apartament në katin e 7 të një pallati

0

Një banesë është përfshirë nga flakët në një pallat në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Banesa e cila ndodhet në katin e shtatë të një pallati, është duke u djegur, ndërkohë që zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse ka pasur banorë brenda saj në momentin e rënies së zjarrit.

Sipas policisë zjarri ka rënë pas shpërthimit të një bombule gazi dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu