Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Fier-Seman

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, teksa një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman.

Në vendngjarje shkuan menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka qenë i vetëm në makinë apo i shoqëruar nga persona të tjerë.

Sipas burimeve paraprake ka vetëm dëme materiale ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu