Një automjet është përfshirë nga flakët në minutat e fundit në qytetin e Kukësit, në afërsi të mbikalimit të Kolshit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe shërbimet e Policisë, që kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Për shkak të situatës, korsia e lëvizjes nga Kukësi në drejtim të Tiranës është bllokuar përkohësisht.





