Përfshihet nga flakët një automjet në parkingun e qendrës “ETC” në Tiranë (Detaje)

0

Një automjet është përfshirë nga flakët në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, teksa shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar për fikjen e zjarrit.

Bëhet me dije se mjeti ka marrë flakë në parkingun e qendrës “ETC” në bulevardin Bajram Curri rreth orës 22:00.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu