Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, familjarët dalin në kohë, shkrumbohet shtëpia

0

KOLONJË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë. Sipas informacioneve bëhet e ditur se banesa është djegur plotësisht ndërsa familjarët kanë mundur të dalin në kohë.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të shpëtuar stallën e bagëtive e cila ndodhet ngjitur me banesën. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërsa policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu