Përfshihet nga flakët një ndër ndërtesat më të larta të Stambollit

0

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës një ndër ndërtesat më të larta të Stambollit në Turqi.

Nga raportimet paraprake ngjarja është regjistruar në zoën e Fikirtepes në Stamboll, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Flakët në fillim kanë shpërthyer në katet e para të ndërtesës, për t’u përhapur më pas me shpejtësi.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, teksa dhjetëra ekipe zjarrfikësish ndodhen në vendngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu