Përfshihet nga flakët një pallat i sapondërtuar pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë

0

Në orët e para të paradites së kësaj të mërkurë, dy katet e fundit të një pallati të sapondërtuar është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa bëhet me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu