Përfshihet nga flakët pallati, humb jetën i moshuari, plagosen 17 të tjerë

0

Në Romë, një ndërtesë në rinovim në Via Edoardo d’Onofrio, në zonën Colli Aniene u përfshi nga flakët.

Një 80-vjeçar ka humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur.

Shtatë prej tyre, sipas burimeve policore, kanë pësuar djegie dhe tre prej tyre janë shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Eugenio.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit.

Ai ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.Sakaq qindra persona janë evakuuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu