Përfshihet nga flakët rrobaqepsia. Ja ku ka ndodhur

0

Një rrobaqepësi është përfshirë nga flakës këtë të enjte në Tiranë.

Një rrobaqepsi në katin e parë të një objekti 10 katësh është përfshirë masivisht nga flakët në rrugën ‘Budi’, pranë ambasadës amerikane në kryeqytet. Si pasojë e flakëve masive janë alarmuar banorët e zonës të cilët kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre.

Rrobaqepsia është në pronësi të një shtetaseje 37-vjeçare me inicialet E.Sh., dhe për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjárrit, ndërkohë që grupi hetimor dhe sherbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftim i policisë:

“Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu