Një zjarr me përmasa të mëdha këtë mesditë përfshiu një vile tre katëshe në lagjen tre të qytetit të Kukësit.
Zjarri ka rënë në dy katet e pabanueshme të viles tre katëshe pasi dy të moshuar jetojnë të vetëm në katin e parë të vilës që për fatin e mirë janë mirë dhe kati parë nuk është përfshirë nga flakët.
Dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, dhe për të mbajtur nën kontroll që zjarri të mos përhapet në godinat e tjera.
Dy katet e sipërme kanë qenë në proces ndërtimi, dhe nuk ka dëme në orendi. Shumica e gjërave që janë djegur janë orendi të vjetra.