Xhamia historike, 350-vjeçare, Vanikoy në Stamboll, është përfshirë dje nga flakët. Xhamia ndodhet në lagjen Çengelköy të rrethit Üsküdar në Stamboll dhe është mjaft e vizituar nga besimtarët dhe turistët. Raportohet se zjarri ka shpërthyer rreth orën 13:30 pasdite dhe kanë qenë vendasit ata që kanë njoftuar menjëherë brigadat e zjarrfikësve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Mediat vendase shkruajnë se për shkak të strukturës prej druri, zjarri u përhap me shpejtësi dhe përpjekjet për ta shuar nuk patën sukses.
Ndërkohë, zjarrfikësit janë munduar të parandalojnë që zjarri të arrijë në pyllin prapa xhamisë dhe të mos digjen shtëpitë afër saj. Xhamia u ndërtua nga Vani Mehmet Efendi, një studiues turk, në 1670.
Fire breaks out at Istanbul's historic Vaniköy Mosque #Turkey https://t.co/kjSz2WYKnx pic.twitter.com/opy1ORvuAU
— Duvar English (@DuvarEnglish) November 15, 2020
Burimi: aa.com|joq.al