Përfshihet nga zjarri hoteli në Llixha, plagoset një kliente

0

Elbasan, 7 maj 2025 – Një zjarr ka përfshirë gjatë natës lavanderinë e një hoteli në fshatin Llixha të Elbasanit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, është dëmtuar lehtë në këmbë teksa tentonte të dilte me shpejtësi nga dhoma. Ajo është në kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.