Belinda Balluku: Kemi nisur vitin me një inspektim në Thumanë-Kashar si një nga akset më të rëndësishëm të Korridorit Blu. Ngarkesa që ndodh në Fushë-Krujë apo Rinas ka bërë që të ndjejmë kompleksitetin që duhet zgjidhur sa më parë. Do dorëzohet para afatit. Thumanë-Kashar do të futet në funksion gjatë verës 2024, duke shfryrë trafikun në autostradën e veriut apo aeroportin e Rinasit. Ajo rrugë është ndërtuar për një kapacitet X e cila në 2019 ka qenë 2.2 milionë pasagjerë. Këtë vit vetëm 7 milionë pasagjerë vetëm prej aeroportit Rinas. Sot përpunon trefishin e çka ishte parashikuar kështu që ky zhvillim i shpejtë i aviacionit civil kërkon një përgjigje tjetër.
Gëzim i madh për MIE por edhe për të gjithë ata shqiptarë që aksesojnë zonën e Dibrës, në datë 26 dhjetor kemi përfunduar gërmimet në tunelin e rrugës së Arbrit. Tuneli i Murrizit me kompleksitet të jashtëzakonshëm, e kam ndjekur vetë. Kemi dorëzuar tunele të tjera, si ajo e Skërficës dhe ajo e Llogarasë. E kemi ekspertizën në Shqipëri të ndërtojmë tunele të gjata si ajo e Murrizit. Duhet kuptuar arsyeja e vonesës. Nuk është harxhuar asnjë qindarkë nga buxhetu i shtetit për të mbështetur vonesat. Është qëndruar në të njëjtën buxhet. Në dhjetor të 2024 ndoshta dhe më shpejtë, me përfundimin e tunelit të Murrizit, ku janë hedhur qindra ton hekur për ta mbajtur, rruga e Arbrit do të përfundojë. Nga ana tjetër në dhjetor të 2024 përfundon edhe Unaza e Madhe e Tiranës.