Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka postuar në Twitter duke thënë se negociatat me zyrtarët rusë do të vazhdojnë nesër. Ai ka shkruar se me palën ruse ka hapësira për të bërë kompromis.
“Një proces negociatash shumë i vështirë. Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pushimit, puna në nëngrupe do të vazhdojë,” tha ai.