– Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve që po luhen mes Atletico Madrid-Manchester United dhe Benfica-Ajax. Atletico Madrid kaloi menjëherë në epërsi në ëanda Metropolitano. Fillim i jashtëzakonshëm për skuadrën e Simeones, që zhbllokoi sfidën në minutën e 7-të me anë të Joao Felix.Krosim nga e majta i Renan Lodit, teksa portugezi fluturon dhe mund de Gea-n me ndihmën e shtyllës.
Ajax po fiton 2-1 ndaj Benficas në transfertë. Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh. Tadic shënoi për skuadrën e Ajax në minutën e 18-të. Mirëpo 8 minuta më vonë Benfika arrin të barazojë shifrat, pas autogolit të Haller.Megjithatë, sulmuesi 27 vjeçar arriti të shlyej gabimin, duke shënuar për Ajax dhe duke i dhënë sërish avantazhin.