Përfundojnë rëndë në spital/ Rrezikojnë të mbyten dy persona në plazhin e Darzezës

0

Dy qytetarë, të identifikuar si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi kanë rrezikuar të mbyten pasditen e sotme në plazhin e Pishë-Poros, pjesë vazhduese e vijës bregdetare të Darzezës.

Dy të dëmtuarit janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit. Atyre iu është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, ata janë konstatuar nga rojet bregdetare dhe pushuesit e tjerë me duart lart duke kërkuar ndihmë, pasi kanë qenë në një distancë tepër të largët nga bregu, ndaj sipas tyre është një mrekulli që ata janë ende gjallë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu