Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Mësohet se Kim ka pasur takime me prokurorët e posaçëm të kësaj strukture.
Kujtojmë që sot ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për kreun e SPAK, pas mbarimit të mandatit të Arben Krajës.
Tre prokurorët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili kanë paraqitur kandidaturat për kreun e SPAK.