Përfundon aventura e 20-vjeçarit, kapet duke transportuar 21 emigrantë! Në pranga 4 të tjerë

0

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës për transportimin e 25 emigrantëve të paligjshëm me qëllim kalimin në vendet e BE-së. Një 20-vjeçar, i cili kishte arritur të arratisej 2 herë nga policia është një ndër të arrestuarit. Edhe më parë është ndaluar teksa transportonte emigrantë.

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës për transportimin e 25 emigrantëve të paligjshëm me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Fillimisht në dalje të qytetit të Maliqit u arrestuan 4 persona të cilët po transportonin 21 emigrantë drejt Tiranës. Ata po udhëtonin me mjetet tip “Benz” dhe “Range Rover” dhe u merrnin 500 euro çdo personi me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në pranga ranë Sivi Leka, 20-vjeç, Sulejman Ylli, 20 vjeç, Edison Dema, 22 vjeç dhe Fatmir Farruku 21 vjeç banues në fshatin Burizanë të Krujës.

Silvi Leka është shpallur edhe më herët në kërkim me të njëjtën akuzë për transportimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai ka arritur t’i largohet 2 herë policisë më konkretisht më datë 5 gusht ku së bashku me dy persona të tjerë po transportonin 3 emigrantë. Ata u ndaluan në unazën e Pogradecit por Silvi Leka ka arritur t’i largohet policisë.

Ndërsa më 11 shtator, 20-vjeçari u kap teksa në bashkëpunim me një person tjetër po transportonin 14 emigrantë. Ata u kapën në Devoll teksa udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen”. Të rinjtë braktisën mjetin dhe u larguan. Silvi Leka arriti t’i largohej oficerëve të policisë ndërkohë që bashkëpunëtori i tij u arrestua.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe Arsen Veisi, 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu