Përfundon ëndrra europiane e Kosovës, humbet edhe në Rumani!

0

BUKURESHT – Kosova del pa pikë nga transferta ndaj Rumanisë, duke i dhënë lamtumirë ëndrrës për kualifikimin në Euro 2024. Dardanët e drejtuar nga Primoz Gliha, u mposhtën 2-0 në një takim plot tension dhe raste të humbura.

Thirrjet dhe banderola anti-shqiptare e ultrasve vendas, ndërpreu ndeshjen për shumë minuta. Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova nuk shfrytëzuan dy mundësi të mira në pjesën e parë.

Fraksion që u mbyll me kartonin e kuq të Muriqit (dy të verdhë). Aro Muric priti penalltinë e kapitenit Nicolae Stanciu, por vendasit gjetën dy herë rrugën e rrjetës në minutat e fundit.

Me anë të kapitenit Stanciu dhe Mihaila, ndërkohë që Florian Loshaj shpërdoroi një shans për të barazuar, duke mos zgjedhur të pasonte për Albion Rrahmanin.

Përfundimisht 2-0 për Rumaninë, me Kosovën që mbetet në kuotën e 4 pikëve pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në grupin I.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu