Përfundon Kampionati i Atletikës në Elbasan, flasin protagonistët

0

Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar në stadiumin Elbasan Arena aktivitetin “Kampionati i 83-te Kombëtar për të Rritur” përkatësisht për dy ditë rradhazi.

Në këtë kampionat kanë marrë pjesë atletë nga 12 rrethe të ndryshme të Shqipërisë përfshi këtu dy nga atletët më të njohur Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët arritën rezultatet më të mira  dhe cmimet e para në këtë aktivitet. Për të dy atletët me emër kjo garë ka qenë vetëm si stërvitje krahasuar me sfidat e rradhës që i pret.

Në këtë kampionat të rriturit kanë arritur të kapin normat e të përmbushin objektivat e tyre. Nga kampionati i atletikës për meshkuj kanë pikasur edhe talente të reja që vijnë nga Kosova si Franko Burraj i cili shprehet duke thënë se cdo atlet duhet të punojë vite rradhazi për të arritur rezultatet që ata duan.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Area” atletët konkuruan midis njëri-tjetrit, ku disa prej disiplinave kryesore të cilat u zhvilluan ishin vrapimet pa pengesa dhe me pengesa, hedhjet vertikale e horizontale si dhe distancat e gjata e te mesme.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu