HUNGARI- Qendrat e votimit janë mbyllur në Hungari. Ata që presin në radhë në qendrat e votimit do të lejohen ende të hedhin votën e tyre, ata që vijnë me vonesë do të kthehen mbrapsht.
CNN raporton se, autoritetet zgjedhore të Hungarisë kanë publikuar përditësime të rregullta gjatë gjithë ditës. Një gjë e qartë është se pjesëmarrja është jashtëzakonisht e lartë. Deri në orën 17:00, vetëm pak se 75% e elektoratit kishin hedhur votën e tyre.
Kjo është tashmë më e lartë se pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2022, e cila ishte më pak se 70%.
Për shkak të sistemit zgjedhor jashtëzakonisht kompleks të Hungarisë, vendi nuk lëshon një sondazh zyrtar pas votimit.





