– Në Tajlandë ka filluar të frekuentohet në masë një lloj i pice, po ashtu edhe e padëgjuar më parë. Bëhet fjalë për picën me kanabis, që duket se është kthyer në një trend në këtë vend.
Pica ‘Crazy Happy’ është një përzierje ingredientësh bashkë me një gjethe kanabisi të skuqur sipër. Kanabisi ndodhet në koren e djathit, një gjethe përdoret në mbushje dhe kanabisi i copëtuar është gjithashtu në salcë. Në fund, pica zbukurohet me gjethen dalluese.
Por, ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo picë nuk ka efekte intoksikuese. Tajlanda ka lehtësuar së fundmi ligjet strikte për lëndët narkotike. Përdorimi i bimës në ushqim dhe pije është i lejueshëm, ndaj disa biznese po përpiqen të përfitojnë.
Marrë nga Dailynews