Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Manzë.
Gazetarja e Infoweb/Media, Elitjona Doko, raporton se si pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.