‘Përgjithmonë krenare për ty’/ Bora Zemani prek me postimin për gjyshin e ndier (FOTO)

0

Moderatorja Bora Zemani ka kujtuar me mall person e familjes i cili nuk jeton më, gjyshin e saj.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Bora shkruan se 12 shkurti është një ditë sa e gëzuar edhe e hidhur pasi pikërisht kjo datë shënon ditën e lindjes së gjyshit të saj të ndjerë.

“Gjithmonë do e ndjej 12 shkurtin si festë sepse është data që ka lindur njeriu më i bukur që kam njohur në jetë. Edhe pse sot gjyshi im nuk është më, ndihem me fat që në jetën time kam patur kaq afër njeriun më frymëzues dhe shembullin më të mirë. Përgjithmonë krenare për ty”, ka shkruar ajo.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu