HUNGARI-Hungaria dhe Norvegjia kanë konfirmuan rastet e para të lisë së majmunëve. Kryekirurgia nga Hungaria Cecila Mahler, njoftoi se Hungaria ka konfirmuar rastin e parë të virusit.
Sipas Mediave të huaja, pacienti në Hungari është një burrë 38-vjeçar dhe autoritetet shëndetësore janë ende duke hetuar nëse ai ka udhëtuar jashtë vendit kohët e fundit. Personi i infektuar i Norvegjisë kishte udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit dhe rasti lidhet me shpërthimin e vazhdueshëm në Evropë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se nuk është ende e qartë nëse përhapja e lisë së majmunëve mund të frenohet plotësisht, duke shtuar se qëllimi i saj ishte të frenonte shpërthimin duke ndaluar transmetimin nga njeriu te njeriu në masën maksimale të mundshme.
Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.
Studimet sugjerojnë se vaksina kundër lisë është të paktën 85% efektive kundër lisë së majmunëve, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.