Përleshje masive mes 30 adoleshentësh në Vlorë

0

Dy grupe të rinjsh, prej gati 30 adoleshentësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në bulevardin “Rinia” në Vlorë.

Ata kanë nxjerrë dhe thikat, por mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Efektivë të shumtë policie u vendosën në këtë zonë dhe bënë ndjekjen e më pas shoqërimin e të rinjve.

Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa herë ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu