Përleshje me armë zjarri në Serbi

0

SERBI- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Serbi. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mes rrugëve Maksima Gorki dhe Novazarska në Vraçar, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e të shtënave të plagosur kanë mbetur dy persona. Deri më tani autoritetet kanë mundur të identifikojnë vetëm njërin prej tyre, përkatësisht me iniciale AP (29) dhe siç shihet në video, ai është dërguar me urgjencë në reanimacion pranë qendrës spitalore.

Policia ka gjetur një tjetër të plagosur në Novopazarska. Ai ka marrë një plumb pas shpine. Paraprakisht, sipas autoriteteve të plagsourit nuk janë emra të panjohur për drejtësinë, pasi rezultojnë me precedent penale por nuk është dhënë më shumë informacion. Operacioni “Whirlwind” është duke vazhduar, forca të forta policore janë vendosur dhe qarkullimi në këtë pjesë të Beogradit është ndalur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu