Përleshje me sende të forta mes të rinjve, policia iu vë prangat. Arrestohen edhe dy të tjerë pasi akuzohen për…

0

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.

Dy të arrestuarit e parë janë dy të rinj të moshave 25 dhe 27-vjeç, të cilët janë përfshirë në një konflikt me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qamil Guranjaku” dhe të arrestuarit janë T.K., dhe A.R.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve T.K., 25 vjeç dhe A.R., 27 vjeç, pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, gjatë një konflikti, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta”, njofton Policia.

Po ashtu është arrestuar edhe B.K., 32-vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 32 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës e cila e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij”.

Ndërsa i arrestuari katërt është një 44-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l”.

Për të katërta rastet materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu