Përleshje mes dy personave, më pas edhe krisma armësh

0

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Korçë këtë mëngjes Krishtlindjes. Ngjarja kanë ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit.

Mësohet se një person ka qëlluar në ajër dhe është larguar. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak ka qenë një konflikt i çastit midis dy personave ku njëri ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Ndërkaq, policia e cila ndodhet në vendngjarje ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa janë frikësuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Mësohet se personi që është identifikuar është emër i njohur për policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu