Përleshje mes shqiptarëve dhe italianëve, policia urdhëron mbylljen e lokalit

0

Tavolina e karrige të bëra copë dhe shishe të thyera të shpërndara gjithandej. Kështu dukej ambienti i brendshëm i lokalit “Le Monelle” në Busto Arsizio pas një sherri të dhunshëm që shpërtheu në restorant më 6 shkurt.

Në episodin e ndodhur në mes të natës u shfaqën shtatë meshkuj, shqiptarë dhe italianë, shumica e të cilëve me precedentë.

Me të mbërritur në dhomë agjentët e komisariatit të Busto-s, së bashku me patrullat e karabinierëve dhe Guardia di Finanza-s që nxituan në ndihmë, kishin luftuar jo pak për të përçarë sherrxhinjtë, të cilët pavarësisht mbërritjes së makinave të policisë vazhduan të përballen me njëri-tjetrin duke rrahur dhe kërcënuar njëri-tjetrin.

Të shtatë u kallzuan për përleshje të rëndë dhe njëri prej tyre madje duhej të merrte trajtim mjekësor në spital.

Duke marrë parasysh peshën e asaj që ndodhi dhe duke parë që në të kaluarën disa klientë të restorantit kishin pësuar sulme dhe kërcënime, kuestori i Varese-s, Michele Morelli (në foto) urdhëroi mbylljen e lokalit për dhjetë ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu