Përleshje në lokal, qëllohet me armë i riu shqiptar në Gjermani

0

Atentat ndaj një shqiptarit në Gjermani. Ndaj 25-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri.

I riu shqiptar ka mbetur i plagosur dhe është gjetur i shtrirë në borë në Hartmannstrasse. Ai është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat e huaja.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar. Ende nuk dihet kush janë autorët që kanë qëlluar dhe se hetimet për këtë ngjarjeje vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu