Përlotet Taulan Balla pas homazheve për Bashkim Finon

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur pas homazheve që ka kryer në Pallatin e Kongreseve në nder të deputetit socialist Bashkim Fino. Balla tha se PS humbi sot një njeri të veçantë duke theksuar se fjalët për të sot janë të pakta.

“PS humbi sot një njeri tepër të veçantë i cili në 26 vitet e fundit ka një kontribut të veçantë si një kryetar bashkie model dhe më pas mori përsipër të drejtonte qeverinë e pajtimit kombëtar që ka një meritë të veçantë dhe më pas si zv/kryeministër.

 Pas vitit 2005 ka qenë anëtar i grupit tonë parlamentar duke përfaqësuar Divjakën, Korçën dhe Lushnjen. Fjalët për Bashkimin sot janë të pakta.

Ajo që do na mungojë gjithmonë është një këshillë e një miku të veçantë. Betejat fitohen por edhe nuk fitohen. Edhe pse e kaloi një pjesë të betejën me COVID-in nuk e çoi dot deri në fund. Sfida jonë është që betejën me COVID ta çojmë deri në fund”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu