Përloti gjithë botën me foton e tij, djali 4-vjeçar shërohet nga kanceri

0

Beckett Burge, djali 4 vjeçar që përloti gjithë botën me foton e tij në tualet teksa villte pas një seance të kimioterapisë, është shëruar nga kanceri. Nëna e vogëlushit publikoi dy vite më parë foton, teksa e motra 5 vjeçe i qëndronte pranë të vëllait të sëmurë.

Pamjet e publikuara në 2018 u bënë virale në gjithë botën. Tashmë, nëna njofton se vogëlushi i saj e ka fituar përfundimisht betejën me kancerin, pas 2 vitesh kimioterapi, çdo ditë.

Beckett Burge u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në prill 2018. Nëna ka publikuar pamjet kur djali i bie ziles në hollin e spitalit, një simbol dhe “ritual” që e bëjnë të gjithë personat që fitojnë betejën me kancerin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu