Përmbarimi shembi çadrën e Cirkut Kombëtar, ankesa e artistëve merret për bazë nga KLSH, fillon hetimi

0

Artistët e Cirkut disa ditë më parë dorëzuan pranë KLSH-së, dosjen të cilën ata e quajtën si “dosjen e rrëmbimit të tokës”.

Së fundmi përmes një njoftimi zyrtar KLSH njofton se kryetari Arben Shehu, ka urdhëruar në mënyrë të menjëhershme nisjen e auditimeve për të gjithë procesin e parashtruar në kërkesën e ardhur nga artistët e Cirkut Kombëtar.

Ata kërkuan një hetim të thelluar nga KLSH për të zbuluar autorët përgjegjës të zhdukjes nga duart e shtetit të një prone 1073 metra katrorë që siç thonë ata ka vlerën e 5 milion eurove.

Përmes kësaj shkrese artistët kërkuan një hetim më të  gjerë mbi veprimet apo mosveprimet e kryera nga Cirku Kombëtar dhe Ministria e Kulturës.

Në të referohen shkelje nga ana e punonjësve të institucioneve të sipërcituara në kundërshtim me procedurën administrative të caktuar për mbrojtjen e interesave të tyre ligjore në kuadër të një procesi gjyqësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu