Përmbyset anija me emigrantë në brigjet e Tunizisë, humbin jetën 8 persona, nisin kërkimet për personat e zhdukur

0

TUNIZI- Roja bregdetare e Tunizisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve afrikanë. Mësohet se trupat nuk kanë arritur të mbijetojnë pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e vendit ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Evropë. Një zyrtar i sigurisë tha se 29 persona të tjerë ishin shpëtuar.

Anija u mbyt në qytetin Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e përdorur shpesh nga emigrantët afrikanë. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur personat e zhdukur. Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigracioni pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë kryesore nisjeje për tunizianët dhe emigrantët e tjerë afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.