Përmbyset furgoni me klandestinë në Serbi, 42 të plagosur. Arratiset shoferi shqiptar

0

Një aksident i rëndë me 42 të plagosur ka ndodhur në autostradën në afërsi të Bela Pallankës në drejtim të Nishit, në dalje nga autostrada për në Bela Pallankë.

Në aksionin e Policisë Kufitare, e cila tentoi të ndalonte një furgon të drejtuar nga një shtetas shqiptar dhe në të cilin po transportonte rreth 40 emigrantë nga Afganistani dhe Nepali, pasi u hodh nga automjeti në lëvizje dhe tentoi të arratisej, një numër i madh personash u lënduan.

Furgoni ishte me targa të Serbisë, ndërsa në vendin e aksidentit mbërritën ekipet e emergjencës nga Piroti dhe Nishi, të cilët i transportuan të lënduarit në spitalet e këtyre dy qyteteve.

Ambulanca në Pirot ka konfirmuar për Tanjug se në spitalin e atij qyteti janë sjellë 18 emigrantë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu