Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, mëngjesin e së hënës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maminas.
Mjeti tip “Ford” me targa AA779DM është përmbysur ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërsa dyshohet për një person të plagosur.