LIBRAZHD- Një automjet i tonazhit të rëndë është aksidentuar në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka manovruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në rrugë, por ka humbur kontrollin e mjetit.
Makina është përmbysur, por nuk ka pasur dëme në njerëz. Qarkullimi është bllokuar përkohësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit.