Përmbyset treni në Austri, raportohet për 1 person të vdekur

0

AUSTRI- Një tren pasagjerësh doli nga shinat sot, në zonën e Medlingut, në jug të Vjenës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 13 të tjerë , dy prej tyre rëndë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrethana të paqarta.

Në vendngjarje kanë shkuar helikopterë, zjarrfikëse dhe autoambulanca, ndërsa rrugët hekurudhore në zonë janë pezulluar përkohësisht.