AFRIKË- Një varkëështë përmbytur në një lumë në Malavinë qendrore në Afrikën juglindore, duke shkaktuar 5 të vdekur dhe 12 të tjerë të zhdukur.
“Aksidenti ndodhi rreth mesnatës së të mërkurës kur të afërmit e një personi të vdekur, të cilët po udhëtonin në një fshat aty pranë për të marrë pjesë në funeralin, hipën në një varkë e cila u mbyt pas një kohe të shkurtër,” tha për Anadolu Agency guvernatori i qarkut Mitsinji, Fred Movete.
Siç sqaroi ai, 22 persona, përfshirë tre fëmijë, kishin hipur në varkë, një numër dyfishi i kufirit të lejuar. 5 banorë arritën të notojnë në bregun e lumit, shkruajnë mediat e huaja.
“Disa njerëz u mbytën, unë luftova për të qëndruar në det. Tani i rraskapitur, kur fillova të humbas shpresat, dikush më kapi nga dora dhe më nxorri nga uji”, tha një prej të mbiijetuarëve.
Deri më tani, pesë trupa janë nxjerrë, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve do të rritet.