PORTUGALI- Katër persona në bordin e një varke, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, janë zhdukur pasi anija e tyre u përmbys sot në brigjet e Portugalisë. Lajmin e ka konfirmuar sot roja bregdetare portugeze.
Anijet e rojes bregdetare dhe një avion nga forcat ajrore të vendit janë vendosur për të kërkuar vendin e mbytjes, tre kilometra larg gadishullit Troia, në jug të Lisbonës. Një pasagjer i pestë u shpëtua nga një anije që kalonte, shtoi i njëjti burim.
Siç raportojnë mediat portugeze, të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe fëmijën, një djalë 12-vjeçar, janë portugez. Ata u hodhën nga varka kur i goditi një valë e madhe.